1. Përshkrimi i shërbimit
Gacim Srl (shpk) bazuar në Vlorë është pronar dhe operator i portalit turistik në internet: www.hotelinalbania.com, www.albanialine.it, www.traghetti-on-line.it, www.hotelavalona.com, www.hoteladurazzo.com, www.hoteladhermi.com, www.hotelasaranda.com www.hotelaksamil.com www.hotelatirana.com. Gacim Srl është një kompani shqiptare e udhëtimit, kompani me bazë në Shqipëri. Përmes portalit tonë kemi vepruar si një ndërmjetës midis hoteleve dhe përdoruesit, duke i lejuar përdoruesit te fundit për të kontaktuar strukturën (hotel, B & B, etj) pa asnjë kosto shtesë. Qëllimi ynë është të vëmë përdoruesit në kontakt të drejtpërdrejtë me hotelin për të përftuar tarifën më të mirë në web, duke eliminuar pagesa shtesë, informacioni është dhënë nga hotelet. Ne bëjmë çmos për të ofruar besueshmërinë më të lartë të informacionit të dhënë në këtë portal.
2. Kushtet e shërbimit Hotel në Shqipëri.
Hoteli është përgjegjës për të gjitha informatat e gjendura ne portalin Hotel në Shqipëri (përshkrimin,  fotografitë, hartën etj), qëllimi ynë është që të ofrojë përmes portalit tonë Hotel në  Shqipëri strukturat më të mira të strehimit në të gjithë territorin shqipëtar, stafi ynë periodikisht vëzhgon personalisht strukturat akomoduese në portalin tonë Hotel në Shqipëri, për të siguruar rehati maksimale, portali  ynë Hotel në Shqipëri ofron një seksion me reagime të konsumatorëve, në këtë mënyrë cdo klient ka mundësi për të zgjedhur strukturën më të mirë për akomodim bazuar edhe në reagime të klientëve tanë. Hotel në Shqipëri nuk është përgjegjës në rastet kur informacionet e deklaruara nga hoteli nuk janë të vërteta.
3. Shërbimi online
Përmes portalit tonë Hotel në Shqipëri përdoruesi I fundit ka mundësinë për të zgjedhur në mënyrë të pavarur një qëndrim në Shqipëri duke kontaktuar direkt  me hotelin dhe / ose nëpërmjet zyrave tona.
4. Format e pagesës, Tatimet
Pagesa e çdo rezervimi të bërë rregullohet ndermjet përdoruesit dhe hotelit, në rastin kur prenotimi është bërë përmes zyrave tona është rënë dakord sipas kërkesave të konsumatorëve dhe kushteve të hotelit, në çdo rast pagesa totale e prenotimit nuk parapaguhet, taksat shtesë të qëndrimit duhet të zgjidhen midis përdoruesit dhe hotelit dhe në çdo rast shuma të tilla parapërcaktohen në momentin e mbërritjes ose gjatë procesit të rezervimit.
5. Kushtet e anulimit të rezervimit, kërkesave dhe rimbursimeve
Konsumatori mund të anulojë ose të ndryshojë rezervimin e parapaguar ose shërbime të tjera, dhe në çdo rast rimbursimi, përqindja e dënimit për anulimin e rezervimit do të vendoset me hotelin. Hotel në Shqipëri është e angazhuar për të siguruar disponueshmërinë më të lartë nga hoteli dhe mbi të gjitha  vendos në dispozicion një personel të kualifikuar të pranishëm në Shqipëri në mënyrë që të sigurojë transparencë maksimale nga hoteli.
Metodat e pagesës së prenotimit : Të gjitha rezervimet e bëra dhe për rastet kur ju duhet të dërgoni një shumë të parapaguar (depozita), kjo shumë mund të dërgohet me kartë krediti dhe / ose me transferte bankare, në çdo rast zyrat tona në Itali janë gjithmonë në dispozicion për konsumatorët për të siguruar të gjithë informacionin rast pas rasti
6. Kufizimi i përgjegjësisë
Gacim Srl dhe si pasojë Hotel në Shqipëri nuk janë përgjegjës për gabime gjatë shtypjes në portal, dhe në çdo rast teknikët tanë dhe administartori I faqes (webmaster) do të punojë për të siguruar efektivitetin maksimal të sistemeve operative dhe të informacionit të gjetura në Hotel në Shqipëri.
Gacim Srl dhe si pasojë portali Hotel në Shqipëri nuk japin ndonjë garanci për përshtatshmërinë e informacionit, software, produktet dhe shërbimet në faqen e internetit, kështu pra të gjitha informacionet e sipërpërmendura. Hotelet në këtë faqe janë të pavarur dhe jo të punesuar nga Gacim Srl dhe rrjedhimisht të Hotel në Shqipëri. Si pasojë Hotel në Shqipëri dhe Gacem Srl nuk është përgjegjës për gabime, lëshime, përfaqësime, garancitë, etj të çdo strukture dhe të punonjësve të tyre ose për disa lëndime personale, vdekje, dëmtim të pronës, dëme apo shpenzime të tjera që rrjedhin prej tyre. Gacem Srl dhe rrjedhimisht Hotel Në Shqipëri nuk ka asnjë përgjegjësi në rastet kur klienti nuk paraqitet në hotelin e rezervuar dhe nuk është në asnjë rrethanë I detyruar të rimbursojë klientit asnjë shumë në rastet kur mungesa e përdorimit të shërbimeve është shkaktuar drejtpërdrejt nga ana e konsumatorit (klientit).